Sulmi ndaj institucioneve në Brazil, reagon Lula: Fashistët dhe vandalët do të ndëshkohen

BOTA


Mbështetësit e ish-Presidentit brazilian, Jair Bolsonaro kanë thyer barrierat e sigurisë të vendosura nga Forcat e Armatosura dhe kanë hyrë në Kongres, në Gjykatën e Lartë dhe Pallatin Presidencial Planalto.

Në lidhje me trazirat e krijuara në Brazil, ka reaguar Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, i cili është shprehur se autorët e krijimit të këtij kaosi do të gjenden dhe do të ndëshkohen.


Presidenti Brazilian Da Silva, i njohur si Lula tha se nuk kishte “asnjë precedent në historinë e Brazilit” për skenat e krijuara në Kongres dhe në Gjykatën e Lartë. Ai e quajti dhunën “akte vandalësh dhe fashistësh”.

Policia përdori gaz lotsjellës, por nuk arriti t’i zmbrapsë demonstruesit. Ata kanë thyer xhamat, ndërsa të tjerë arritën në dhomën e Senatit.

Mbështetësit e Bolsonaros bëjnë thirrje për ndërhyrje ushtarake dhe dorëheqjen e Presidentit Lula da Silva, i njohur si Lula.

Shumë prej tyre krijuan kampe në qytete anembanë Brazilit, disa prej tyre jashtë kazermave ushtarake. Kjo sepse mbështetësit e ish-Presidentit Bolsonaro duan që ushtria të ndërhyjë dhe të bëhen zgjedhje të mira pasi ata pretendojnë se zgjdhjet janë vjedhur.

Trazirat në Brazil vijnë rreth një javë pasi në krye të shtetit brazilian erdhi Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerje 12-vjeçare pasi mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve më 30 Tetor.




Skip to toolbar