Sulmohet fizikisht kryeministrja e Danimarkës në qendër të Kopenhagenit

BOTA


Kryeministrja e Danimarkës,  Mette Frederiksen, është sulmuar fizikisht nga një person në qendër të Kopenhagenit këtë të premte. Lajmi është konfirmuar edhe nga zyra e Kryeministrisë me anë të një deklarate ku thuhet se Frederiksen ka mbetur e tronditur, por fatmirësisht pa lëndime serioze.

Sipas BBC, një person iu afrua kryeministres dhe e goditi, ndërsa u vu menjëherë në pranga nga policia.


Për ngjarjen ka reaguar menjëherë shefi i BE-së, Charles Michel dhe presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola, të cilët e konsideruan sulmin si të tmerrshëm.




Skip to toolbar