Sulmohet me thikë polici në Peshkopi

AKTUALITET


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së enjtes në qytetin e Peshkopisë ku dy persona kanë sulmuar me thikë një punonjës policie i cili ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13.30 ku sipas policisë dy persona me inicialet R.M. dhe A. M., pas një sherri verbal qëlluan me thikë duke plagosur efektivin me inicialet B. Z. i cili ishte jashtë shërbimit.


I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes është kapur vetëm njëri nga autorët, R. M. i cili është shoqëruar në komisariat, ndërsa po vijon operacioni për arrestimin e personit të dytë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.




Skip to toolbar