Tabaku e opozitës moderne/ Jo grushta, por tryezë kundër një projekti të maxhorancës

Më të fundit


Menjëherë pas kthimit nga takimet në Departamentin e Shtetit, deputetja demokrate Jorida Tabaku u ul në një tryezë të thirrur prej saj për të kundërshtuar një projekt të mazhorancës, në Kuvend.

Ky insitucion po bllokohet në mënyrë permandente prej kolegëve të saj opozitarë që prej tetorit të vitit të shkuar, por Tabaku nuk është reshtuar me asnjë prej grupimeve demokrate, duke tentuar të bëjë një opozitë ndryshe, pa përodurur mjetet e forcës por më shumë të fjalës.


 “Do te kisha dashur që këtë betejë ta kishim zhvilluar edhe në parlament, ne menyren si bëhet debati dhe përballja në Parlament por edhe prej situates ka qene pak e veshtire por jemi me fat ende sepse diskutimet janë ende ne fillim”

Deputetja demokrate, kur situata u komplikua në PD u komplikua dhe Basha kërkoi tia merrte postin Bardhit, u reshtua në krah të këtij të fundit. Për pasojë këto muaj Tabaku nuk e ushtron detyrën e kryetares së Komisionit të Çështjeve Europiane, por as i bashkohet Bardhit në mbledhjet e tij me Foltoristët, dhe as në aksionet e tyre bllokuese. Por ajo thirri këtë tryezë me mbi 40 drejtuesisht shoqatash për mjedisin, që janë kundër një projekti të maxhorancës dhe jo kundër një partie.

“Nuk duhet harruar që Shqipëria ka këtë bukuri, ka premisa për këtë turizëm prej këtyre zonave të mbrojtura.”

Së bashku me shoqatat, deputetja Tabaku edhe përmes kësaj tryeze të gjerë që zhvilloi në Kuvend, tenton të rrisë sensibilitetin dhe ndërgjegjësimin që propozimi i 12 deputetëve socialistëve, për të ndryshuar ligjin e “Zonave të mbrojtura” të mos kalojë dritën jeshile në Parlament.

“Shpresoj të kemi një diskutim të hapur e te ndërtojmë një strategji për të ardhmen.”

Jo vetëm me qëndrim, por Tabaku që prej fillimit të aksionit të dy grupimeve e ka thënë fjalën e saj; që opozita në Parlament duhet të flas, e jo të hedh flakadanë, të përmbys karrige e të përplaset me gardën.




Skip to toolbar