Gratë e Astirit, protestë kundër Borchardt

Disa vajza dhe gra të zonës së Astirit, që preken nga projekti i Unazës së Re, zhvilluan një protestë ditën e enjte pranë hotelit ku po zhvillohej konferenca Mesdhetare e OSBE-së. Tubimi i zhvillua në shenjë proteste ndaj ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt në Tiranë për gjestin fyes të disa ditëve më parë.

Disa vajza dhe gra që dolën në protestën e të enjtes, kërkuan që ambasadori të largohet. Ndërkohë protesta është zhvilluar paqësisht dhe pa incidente, ndërsa Policia ishte e pranishme.

Disa ditë më parë, kreu i delegacionit të OSBE bëri një gjest fyes ndaj banorëve të Unazës së Re, të cilët po protestonin përpara Drejtorisë së Policisë ku kërkonin lirimin e disa banorëve të ndaluar për bllokimin e rrugës. Megjithatë, Borchardt kërkoi falje duke u shprehur se “respektonte të drejtën e gjithsecilit për të protestuar”.

Skip to toolbar