5 mijë euro gjobë kush nuk flet shqip. Maqedonia e Veriut miraton ligjin

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar në mbledhjen e fundit projekt–ligjin për themelimin e Inspektoratit për zbatimin e Gjuhëve, saktësisht gjuhës shqipe.

Me këtë ligj rregullohet mënyra e inspektimit, përzgjedhja e Inspektorëve, por parashikohet edhe ulja e gjobave në rastet kur nuk zbatohet përdorimi i gjuhës shqipe.

Sipas nenit 22 parashikohen gjobat 300 deri në 500 euro për të gjitha institucionet që nuk ju mundësojnë qasje inspektorëve ne materialet që duhet të inspektojnë.

Ndërsa gjoba nga 100 deri ne 200 euro për drejtuesit e atyre institucioneve. Ndërkohë që për të gjitha institucionet që nuk do të respektojnë dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve do të aplikohen gjobat e parashikuara në ligjin e gjuhëve dhe që variojnë nga 4000 deri në 5000 euro për personat juridike dhe 30% e kësaj shume për drejtuesin e institucionit.

Inspektoratin do të udhëheqë drejtori, i cili zgjidhet përmes një konkursi publik për një mandat 4 vjeçar, me të drejtë rizgjedhje, raporton agjencia maqedonase e lajmeve INA.

Skip to toolbar