Ndryshimi i Kodit Penal për mjekimin e pakujdesshëm, debate mes mjekëve dhe prokurorëve

Ndryshimi i Kodit Penal për termin mjekim i pakujdesshëm ka sjellë debate në Komisionin për Shëndetësinë, ku mjekët kanë kërkuar dekriminalizimin e veprës penale “gabim mjekësor”, por kjo ka hasur në kundërshtimin e prokurorisë, e cila nuk ka pranuar që të korrigjohet termi me fjalën “neglizhencë.

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, në drejtimin e kryetarit, Enver Roshi, zhvilloi seancën dëgjimore të radhës për ndryshimin e “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”.

Të pranishëm në dëgjesën e sotme ishin Fatmir Brahimi, president i Urdhrit të Mjekut; Arjan Harxhi, kryetar i Shoqatës së Infeksionistëve dhe Kujtim Luli, nga Prokuroria e Përgjithshme.

Brahimi ripërsëriti kërkesat e paraqitura edhe më parë me shkrim për komisionin: ndarjen e gabimit mjekësor nga neglizhenca mjekësore, mbështetjen për nenet e shtuara për dënimin e dhunës ndaj profesionistëve të shëndetësisë, përfshirjen e një eksperti të dytë të fushës në hetimin e rasteve të profesionistëve të shëndetësisë.

Ky term që do të zëvendësojë përkufizimin mjekim i pakujdesshëm sipas Prokurorit Kujtim Luli nuk duhet të bëhet, pasi nuk është i përfshirë në kodin penal.

Në komision debatet u ngritën edhe për çështjen e arrestimit të mjekëve. Brahimi shprehu rezervat me mënyrat e arrestimit të mjekëve dhe përsëriti kërkesën për asiguracionin profesional të mjekëve.

Por arrestimi direkt i tyre sipas Prokurorit Luli duhet të jetë vetëm në ato raste kur policia ka një vendim të fortë për ta bërë. Masat për këtë kërkesë të mjekëve nuk janë përkufizuar ende në ndryshimet ligjore.

Në përfundim të pyetjeve dhe diskutimeve, drejtuesi i komisionit njoftoi që dëgjesat me grupet e interesit do të vijojnë edhe në seancat vijuese.

Skip to toolbar