E ndërsa demokratët kanë nisur protestën kundër konstituimit të Këshillit të ri Bashkiak të Shkodrës, kryeministri Rama ka publikuar të hënën projektet që do të sjellin transformim në këtë qytet.
Rama premton se së shpjeti do të nisë ndërtimi i shëtitores së Shirokatës që do të sjellë zhvillim turistik në Shkodër.
“Vazhdon gur pas guri, në kuadër të Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, projekti i transformimit të Shirokës magjike e të rrënuar në dekada të tëra harrese.
Ky projekt transformues i qendrës së Shirokës, do të pasohet nga projekti i madh i një nderhyrjeje tërësore, me rindërtimin e rrugës e të infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si edhe ndërtimin e “Lungolagos”, shëtitores përgjatë vijës liqenore nga Shiroka deri ne Zogaj, një potencial deri më sot krejt i fjetur dhe i jashtëzakonshëm i zhvillimit turistik të Shkodrës. Shkodra që Duam”, shkruan kryeministri.
Ndërkohë militantët e PD-së, janë ngritur në protestë dhe kundërshtojnë konstituivin e këshillit bashkiak të dalë të nga zgjedhjet e 30 qershorit. Duke mos i njohur këto zgjedhje, demokratët e Shkodrës e cilësojnë të jashtëligjshëm këshillin e ri bashkiak.