Bënin kërdinë me makinat në Tiranë, arrestohen dy hajdutët

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e disa makinave në kryeqytet. Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale D. D., 38 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në rrugën “5 Maj”, Tiranë dhe Sh. K., 32 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, të cilët në momentin e ndalimit qarkullonin me automjetin e vjedhur kamionçinë në pronësi të shtetasit V.M.

Arrestimi i dy personave u bë në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësit”. Ato u kapën në flagrancë gjatë kohës që po tentonin të largoheshin në drejtim të Pukës, pasi vodhën një automjet në Tiranë.

Nga veprimet procedurale të kryera, si dhe bazuar në pamjet filmike, dyshohet se shtetasit e arrestuar janë edhe autorë të katër vjedhjeve të kryera më parë në qytetin e Tiranës dhe konkretisht :

Më datë 28.05.2018, gjatë natës në rrugën “Don Bosko”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit B. K.

Më datë 01.12.2018, gjatë natës, në rrugën “Sejdini”, i kanë vjedhur fugonin tip “Benz”, shtetasit E.Ç.

Më datë 06.03.2019, në rrugën “Gjergj Legisi”, kanë vjedhur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.S.

Më datë 21.04.2019, në rrugën “Kadri Roshi”, Tiranë, kanë vjedhur automjetin tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit E.M.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.

TiranëOperacion policor i koduar "Shëtitësit"Operacioni në kuadër të parandalimit të vjedhjeve të automjeteve,…

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 31. Mai 2019
Skip to toolbar