Takimi i Dumanit, DASH zbulon çfarë u diskutua me zyrtarin e lartë të SHBA

AKTUALITET


Departamenti Amerikan i Shtetit ka zbuluar qëllimin e takimit të kreut të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani me një zyrtar të lartë amerikan dy ditë më parë. Në një reagim për mediat, DASH tha se fokusi i diskutimeve të Dumanit dhe zyrtarit të lartë të Byrosë, Brendan Hanrahan, ishin lufta ndaj trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm.

“Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”, tha DASH



Skip to toolbar