Takimi i Ramës në Athinë/ Klosi: I shërben marrëdhënieve mes dy vendeve. S’do të krijojë asnjë nuancë negative

Më të fundit


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi deklaroi se takimi i kryeministrit Edi Rama në Athinë do t’i shërbejë marrëdhënieve të mira mes dy vendeve.

Në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, ku po flitet për këtë takim, Klosi tha se takimi s’do të krijojë nuanca negative.


“Në takimin e djeshëm nuk pati asnjë tendencë, biles thirrja e ne folësve ishte për t’i dhënë jehonë vëllazërisë së mirë midis dy vendeve. Në fjalën e tij të gjatë, një fjalë emocionuese dhe të punuar, studiuar e menduar mirë, unë shpreh bindjen se takimi i djeshëm i shërbeu marrëdhënieve ndërmjet kombeve tona. S’do të krijojë asnjë nuancë negative, sikurse nuk do të krijojë në Itali, Angli.

Ishte kërkesa e ambasadores që himni të këndohej nga nxënësit që ndjekin shkollat shqipe në Athinë dhe Selanik. E gjithë aktiviteti ishte i ndërtuar i atillë që nuk kishte pse të vishej me nota. Më shkruan dikush nga Athina që po na ndjek, Eleni Foureira pranoi të vinte, donte të vinte, ka kërkuar ndjesë ambasadës dhe vetë Ramës, do të jetë në verë në Shqipëri për të kënduar si ndjesë e asaj që nuk ishte dje. Kam bindjen dhe dëshirën e madhe që takimi i djeshëm t’i shërbejë kësaj fryme të mirë bashkëpunimi.”, tha Klosi. /abcnews.al




Skip to toolbar