Takimi në Bruksel, Taulant Balla: U rikthyem me tre lajme të mira.

AKTUALITET


Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, njëherësh dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Taulant Balla, i ftuar në “Real Story”, në “News 24”, tha se nga Brukseli, delegacioni shqiptar u kthye me tre lajme të mira. E para sipas tij ka të bëjë me konfirmimin e përfaqësuesve Borrell dhe Varhelyi, se kanë neglizhuar paksa vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa pika e dytë sipas Ballës, ka të bëjë me instrumentin e krijuar nga BE. Sipas numrit dy të PS, BE, do të ofrohet si garante në kompani farmaceutike të prodhimit të vaksinave, për sigurimin e dozave të mjaftueshme për vendet e Ballkanit, ku përfshihet dhe vendi ynë. Gjithashtu, Balla tha se BE, do të dërgojë në drejtim të Shqipërisë një fond investimi prej 90 milionë eurosh, që do të jetë e disponueshme në fillim të muajit prill.

“ Nga vizita në Bruksel tre gjëra mendoj unë janë lajme të mira për Shqipërinë. BE, përmes përfaqësuesi i këshillit, Borrell, por edhe Komisionerin për Zgjerimin Varhelyi, pranuan neglizhencën e vendeve të BE për Ballkanin Perëndimor. Asnjë prej autoriteteve që takuam, nuk ishte vaksinuar ende dhe nuk dihej kur do të bëhej vaksinimi brenda aureolës brenda BE. Lajmi i mirë është që më së fundmi, falë përpjekjeve të tyre, përveç COVAX-it është arritur një instrument, mbi të cilën po diskutohet dhe në momentet që po flasim. Varhelyi ka ngritur një instrument, që BE do të ofrohet si kolateral për kontratën, qoftë me AstraZeneca, qoftë me Biontech, mund të marrim vaksina dhe garant del BE. Ky do të jetë një proces negociues menjëherësh mes tre palësh, ku BE është garantor, palët përfituese dhe prodhuesi. Ne presim nga momenti në moment të hymë pjesë këtij instrumenti. Edi Rama në Nju Jork ishte duke bërë lypësin për me Ceon e Pfizer për të siguruar vaksinën. Procesi i vaksinimit do të rrisë numrin, kemi përfunduar me mjekët, kemi filluar me 80-vjeçarët dhe do të nisim me moshat e tjera. Vetëm në 53 vende ka nisur vaksinimi në 140 të tjera nuk ka nisur. Lajmi tjetër është që në kuadër të instrumentit financiar është miratuar një fond tjetër për Shqipërinë 90 milionë euro, që do të disbursohet në fillim të prillit. Të tre me të njëjtën gjuhë, deklaruan se Shqipëria tashmë pas edhe funksionalitetit të Gjykatës Kushtetuese nuk ka asnjë detyrë shtëpie të pa plotësuar. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha detyrat e shtëpisë për konferencën ndërqeveritare. Kjo do të mbahet pas zgjedhjeve në Holandë. Holanda, është në një fushatë zgjedhore, e unë i mirëkuptoj që vendet e Ballkanit Perëndimor, është një çështje, por pas zgjedhjeve, këtë nuk po e them unë, por pas bisedave e kemi kuptuar që pa mbaruar zgjedhjet në Holandë është e pamundur që të merret një vendim”, tha Balla.





Skip to toolbar