“Takimi, valle kuqezi në zemër të Athinës”, Rama: Për një gjë më vjen keq, që…

AKTUALITET


Nga Mali i Zi ku mori pjesë në samitin BE-Ballkani Perëndimor kryeministri Rama komentoi edhe një herë ndjesitë që mori nga takimi me shqiptarët në Athinë.

“E vetmja gjë që më vjen keq është që gjithë përpjekja absurde për ta projektuar në sytë e atyre që duan të besojnë cdo lloj marrëzie por jo të vërtetën për arsye politike, atë valle kuqezi në zemër të Athinës si një takim të bërë meautobus të administratës.


Dhe më vjen keq sepse fyhet, lëndohet dinjiteti, sedra dhe zemra e gjithë atyre që kishin ardhur atje dhe ishin jo vetëm shqiptarë që mund të kishin një lidhje simpatie politike me forcën që qeveris, por edhe njerëz që s’na kanë votuar asnjëherë madje ishin të njohur si njerëz që i përkisnin palëve të tjera politike.

Erdhën aty si shqiptarë, sic ishte krejt e natyrshme dhe e kuptueshme që të vinin për të gjitha arsyet që dihen dhe lidhen me   historitë e shqiptarëve të Greqisë. Në këtë aspekt është e vetmja gjë për të cilën më vjen keq.

Për të tjerat ai takim do mbetet përgjithmonë në kujtesën time si një moment i jashtëzakonshëm shqiptarie dhe besoj që ëhtë edhe një moment psikologjik kthese në shumë aspekte, edhe në raportin e botës shqiptare me Evropën, jo vetëm me Greqinë” shtoi më tej Rama.




Skip to toolbar