Takimi Xi-Putin, SHBA: Rusinë e shohim si partnerin më të vogël të Kinës

BOTA


Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas takimit të presidentit kinez me Vladimir Putinin në Moskë. Sipas SHBA, ka shumë pak prova që mund të sugjerojnë se bisedimet kanë sjellë zhvillime pozitive për Ukrainën.

John Kirby, koordinatori i komunikimit i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, u tha gazetarëve se SHBA mbetet e shqetësuar se Xi do të përsëriste thirrjet për një armëpushim në Ukrainë nga i cili do të përfitonte vetëm Rusia.

Po ashtu, ai theksoi se nuk ka ende prova se Pekini ka ecur përpara me pajisjen e Moskës me armë, por ai shtoi se si opsion nuk është hequr nga tavolina.

Do të shohim se çfarë do të dalë nga ky takim. Dua të them, ne nuk e dimë nëse do të ketë një lloj marrëveshjeje…”

Kirby u shpreh për CNN se SHBA e sheh Rusinë si “partnerin më të vogël” të Kinës.

Kirby shtoi po ashtu se mundësia që të zhvillohet një bisedë telefonike mes Xi dhe Presidentit Biden mbetet, por shtoi se do të ndodhë vetëm në një kohë më të përshtatshme.



Skip to toolbar