Tatimi i profesioneve të lira/ Tabaku: Dorëzuam argumenta shtesë në Gjykatën Kushtetuese

AKTUALITET


Gjykata Kushtetuese do të shqyrtoj  në 18 qershor ankimimin  e grupeve të interesit në lidhje me tatimin e profesionistëve të lirë.

Deputeja Jorida Tabaku dorëzoi në këtë institucion të tjera argument të cilat kërkojnë shfuqizimin e ligjit për tatimin e kësaj kategorie. Tabaku theksoi se tatimi i profesioneve të lira është cënim i sigurisë juridike.


Tabaku i kërkoi profesionistëve  që të kontribujonë më fakte në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar  këtë ligj.

Më shumë se 30 mijë do të jetë numri i profesionistë të lirë që do të paguajnë tatim mbi të ardhurat e tyre vjetore.

Të gjithë të vetë-punësuarit me të ardhura neto të tatueshme deri në 14 milionë lekë në vit do të paguajnë tatim 15%, ndërsa mbi 14 milionë lekë tatimi do të jetë në 23%. 




Skip to toolbar