Taulant Balla: Ilir Meta ka degraduar, Basha të distancohet nga qëndrimet e presidentit

AKTUALITET


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i ftuar në “Real Story”, në “News 24”, tha se presidenti Ilir Meta ka degraduar në deklaratat e tij ndaj Shteteve të Bashkuara. Po ashtu, Balla sugjeroi që kryetari i PD-së, Lulzim Basha, të distancohet nga reagimet e presidentit.

“Marrëveshja PD-LSi s’ka asnjë vlerë juridike. Në KQZ afatet kanë përfunduar dhe e dyta është mesa kam parë nga ju, mediat, ajo është një marrëveshje mes dy partish politike por nuk ka asnjë vlerë juridike në ato që përcakton Kushtetuta. Di të them që këtë pjesë e njoh më mirë se Luli dhe Monika. Janë dy subjekte zgjedhore të ndryshme, por vlera juridike zero. Më vjen mirë që LSI procesin e çuarjes për skrap po e vazhdon për aq kohë sa nuk ka këllqe të mos përballet me 12 qarqet, këtë duhet ta përcaktoje KQZ. Teknikat e varantit që një ballist të vishet si partizan nuk i bëjnë vlerë asnjë partie demokratike. Ne nuk i kemi publikuar ende listat tona. Unë nuk di nëse zonja Lala ka qenë ndonjëherë në PDIU, kjo është një çështje që do të kemi kohë. Doja të thoja që meqë, i bëtë një prezantim të protestës së vetme presidenciale në Evropë, të para një viti, gjithmonë sa herë kishte protestuar opozita, i referohem PD, ata mbanin flamurin amerikan në dorë. Ajo që më bën habi është paburrëria e Bashës të shprehet dhe të japë një opinion si kryetar i Partisë Demokratike. E para është vlerësimi nga sekretari Blinken të një gjyqtari shqiptar, për luftën ndaj korrupsionit. Është nder që një gjyqtar ta marrë këtë vlerësim. Ajo që bie në sy, partia më e madhe e opozitës, sot, më falni për mungesën e një fjale tjetër, është e zbythur përpara këtij presidenti dhe nuk guxon të përshëndesë një vlerësim nga Amerika. PD, nuk bën qoftë një distancim nga deklarata e presidentit, ku tha se ai merr për veshësh sekretarin e shtetit amerikan. Ti kupton që udhëheqësi s’është Basha, ai është kukull, ata që e komandojnë fshihen në presidencë dhe një tjetër në kullën prapa presidencës. Ajo që është më e rëndë është, e papranueshme që në 2021, Shqipëria të ketë një president republike që bie ndesh me aspiratën e shumë shqiptarëve që vlerësojnë SHBA-në si parter strategjik. Sot partia demokratike, mbështet, në mënyrë “de facto” Ilir Metën që thotë do të kapë për veshi sekretarët amerikanë. Më vjen keq për degradimin personal të Ilir Metës, nuk e di ç’janë këto hip hopet e tij. Para reformës në drejtësi ka pasur një shpërthim të Ilir Metës kundër SHBA, atëherë nuk u bë publike, por këto shpërthime më kujtojnë rastin e ish-kryetarit të parlamentit rumun, i cili u fut në listën e zezë të SHBA, pasi u arrestua. Unë thash pasi dhe rasti i këtij politikani ishte i përsëritur kundër SHBA”, tha Balla.





Skip to toolbar