Të akuzuar në Itali dhe Suedi për drogë dhe kanosje për vrasje, arrestohen tre persona

AKTUALITET


Policia ka finalizuar tre operacione në 24 orët e fundit për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në Itali dhe Suedi.

Këto operacione janë realizuar në bashkëpunim me autoritetet homologe të rrjetit ENFAST dhe kanë rezultuar në arrestimin e tre individëve të kërkuar për krime të rrezikshme.

Dy prej të arrestuarve që kërkohen në Itali, Ylli Zherri dhe Lumnije Freskina, akuzohen për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa i kërkuari në Suedi, Ahmad Farran akuzohet për kanosje serioze për vrasje.

Gjatë operacioneve të koduar “Operacionalja 22”, u arrestuan:

-Ylli Zherri (alias Ylli Gjuci), 32 vjeç: I arrestuar në Mamurras, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, i kryer si pjesë e një organizate kriminale. Gjykata e Vareses, Itali, kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

-Lumnije Freskina (alias Lumnije Danaj), 60 vjeçe: E arrestuar në Shkodër, për të njëjtën akuzë si Ylli Zherri. – “Trafikimi i lëndëve narkotike”, e kryer në kuadër të një organizate kriminale. Gjykata e Apelit të Firences, Itali, kishte lëshuar një urdhër arresti.

-Ahmad Farran, 37 vjeç, shtetas suedez: I arrestuar në Tiranë, pasi Gjykata e Orebros, Suedi, kishte lëshuar një urdhër arresti për akuzën “Kanosja serioze për vrasje”.

Operacionet janë realizuar në kuadër të një koordinimi të ngushtë me policinë italiane dhe suedeze, duke mundësuar kapjen e këtyre personave dhe nisjen e procedurave të ekstradimit për secilin prej tyre.



Skip to toolbar