Të akuzuarit për vrasjen e Oliver Ivanoviçit deklarohen sërish të pafajshëm

BOTA


Një seancë përgatitore në çështjen e vrasjes së udhëheqësit të Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia” (SDP,) Oliver Ivanovic, është mbajtur më 5 shkurt para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Të paditurit Nedeljko Spasojevic, Marko Roshic , Rade Basara, Silvana Arsovic, Dragisha Markovic dhe Zharko Jovanovic, u deklaruan të pafajshëm.


Tre të akuzuarit e tjerë, Zvonko Vesellinovic, Milan Radoiçic dhe Zheljko Bojic, janë në arrati.

Kjo seancë përgatitore është mbajtur në bazë të aktakuzës së tretë, e cila u ngrit në nëntor të vitit 2020, sepse Gjykata e Apelit në Prishtinë e ktheu aktakuzën në Prokurorinë Speciale për ndryshim, pasi që avokatët mbrojtës apeluan vendimin për refuzimin e kundërshtimeve të provave dhe kërkuan që akuzat të hiqen.

Të akuzuarit ngarkohen se që nga viti 2014 e deri në vitin 2018, ishin pjesë e një grupi kriminal të udhëhequr nga Zhelko Bojic, Zvonko Veselinovic dhe Millan Radojçic, si dhe për përpjekje të vazhdueshme për vënë Mitrovicën e Veriut nën kontrollin e tyre.

Gjithashtu është thënë që të akuzuarit me vetëdije dhe qëllimisht e kanë ndihmuar atë grup kriminal në mënyrë që të kryejë veprën penale, vrasjen e Oliver Ivanovicit.

Konkretisht, aktakuza pretendon se Nedeljko Spasojevic ndihmoi në kryerjen e vrasjes së rëndë, gjegjësisht, me veturën zyrtare të Policisë së Kosovës ai i transportoi autorët e atentatit në veturën Opel Astra, nga e cila është shtënë mbi Oliver Ivanoviqin.

Zarko Jovanoviç akuzohet për fshehjen e provave në vendin ku është kryer vrasja, ndërkaq Dragisha Markoviq akuzohet për shpërdorimin e detyrës së tij zyrtare duke i “dhënë informacione një zyrtari policor nga Serbia”.

Prokuroria Speciale e Kosovës e akuzon Marko Roshicin se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, gjegjësisht, për ndjekjen e çdo lëvizjeje të Oliver Ivanoviqit me automjetin e tij.




Skip to toolbar