“Të bëjë hapa mbrapa”/ Xhaferaj: Bashkimi i Bardhit me Berishën rrezikon të konceptohet si…

Më të fundit


Në emisionin “Real Story” në ABC Neës deputeti i ‘Rithemelimit’, Ferdinand Xhaferaj, komentoi situatën politike në vend dhe në Partinë Demokratike.

Xhaferaj tha se bashkimi mes Gazment Bardhin dhe ish-kryeministrit Sali Berisha ndodhet përballë rrezikut që të konceptohet si dorëzim apo si bashkim në diversitet.


Megjithatë Xhaferaj nënvizoi se ish-kryeministri Berisha duhet të bëjë hapa mbrapa.

“Berisha duhet të reflektojë dhe të ndjekë agjendën e vet personale, të japë kontributin e tij, por jo në krye të këtij koalicioni”, tha Xhaferaj.

Pjesë nga intervista në studio:

Mentor Nazarko: Nuk pretendoj që ka një skenar që lidh disa veprime radhazi, por shumica nga njëra anë ka imponuar Gjekmarkajn edhe Bardhin. Mendoj që ka njëlloj përfshirje perëndimore të amerikanëve që Bardhi të hidhte këtë hap.

Unë e quaj një ngatërresë nëpërkëmbë pasi nuk shoh sukses tek Komisionet Hetimore. Ajo që i mungon opozitës sot është dimensioni propozues apo kritikues. Kritikë të thellë. Në politikë shpesh ata që kanë qenë dembelë kanë fituar. Duke mbrojtur tezën që këta janë trekëndëshi i Bermundës, mund të përdorë këtë duke thënë që unë jam jashtë.

Ferdinand Xhaferaj: Kjo funksionoi për Bashën deri kur nuk e njihnim, por boll më. Por tani duhet të kemi një qëllim si të kontribuojmë që e djathta të kthehet dhe të marrë rëndësi. Ndërsa për bashkimin Bardhi-Berisha e them që rrezikon të konceptohet si dorëzim apo si bashkim në diversitet. Dhe po u konceptua kështu u vranë shanset për zgjedhjet në 2025. Berisha duhet të bëjë një hap mbrapa. Ajo që është me rëndësi është diversitet. Nëse do të flasim për të bërë një ofertë që shkon sipas kërkesave të shqiptarëve Berisha nuk kishte të drejtë të paraqiste programin pa e konsultuar. /abcnews.al/




Skip to toolbar