Të enjten votohet amnistia/ Dakordësia, lirohen të gjithë protestuesit, përveç dhunuesve të policisë

Më të fundit


Të gjithë ata që presin votimin e amnistisë penale të enjten, do e marrin lajmin e mirë. Partia Socialiste dhe Rithemelimi kanë dakordësi për të votuar draftin, edhe me ndryshimet që ka propozuar këtë të mërkurë opozita.

“E përsëris gadishmërinë dhe votën pro për amnistinë. Nuk presim surpriza.”


Në amendamentet e dorëuzuara në Kuvend parashikohet falja e të gjithë protesuesve të opozitës, përjashtuar ata që kanë goditur punonjësit e policisë.

“Përjashtohen të gjithë ata që janë objekt i SPAK.”

Demokratët e Rithemelimit janë kujdesur për subjeketet që janë objekt hetimit të SPAK-ut, apo ata të cilët janë në procese në shkallët e tjera të gjyqësorit.

“Ju e dini që edhe kolegu Salianji, ka bërë propozim që deputetët të mos përfshihen dhe ne i kemi përfshirë në amendament.

Por edhe ata qe nuk fitojne lirine, do te perfitojne ulje denimi, me te madhe sesa ne variantin e pare. Opozita propozohen që nga vitet e dënimit, prej kësaj amnistie, tu zbriten dy vite nga dënimi i mbetur për gratë dhe 1 vit e gjysmë për burrat. Prej aministrisë pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur dhe rreth 2500 persona në shëbrim prove. Ishte i menjëhershëm reagimi i Ministrit të Drejëtssië, Ulsi Manja.

“Me kënaqësi të veçantë konstatova se opozita mbështeti variantin e amnistisë së propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria Shqiptare, ku as nuk bëhej fjalë për amnistimin e subjekteve të SPAK-ut e të Gjykatës Speciale”.

Ai shprehet se amnistia penale do të marrë të gjitha votat e deputetëve, në seancë të enjten./abcnews.al




Skip to toolbar