Analisti Mentor Nazarko i është drejtuar kreut të Partisë Republikane në emisionin “Real Story” se të gjitha partitë po pajtohen me Lulzim Bashën dhe po kontribuojnë që të qeverisë Edi Rama, pasi nuk po bien dakord për të gjetur emëruesin e përbashkët.
Ndërkohë, Mediu i është kthyer duke thënë se ai ka 15 vite me qendrimin e tij dhe nuk pajtohet me Bashën.
Nazarko: Të gjithë dhe partitë e vogla dhe pjesët e PD, por dhe vetë PS i shërben statuskous në mënyrën e tyre. PS duket qartë se nuk është e interesuar për ndryshim të Kodit Zgjedhor dhe e ka lënë topin te pjesa opozitare. Kjo e fundit u vu re që kishin divergjenca, zoti Mediu është për koalicion para zgjedhor, ndërsa, zoti Shehi pas zgjedhor. Pra, një ëështje të tillë kanë divergjenca. Pastaj të gjithë bashkë po pajtohen me Bashën.
Mediu: Unë nuk pajtohem me Bashën, pajtohem me qendrimin tim. Kam gati 15 vjet me këtë qendrim. Debatet unë me Bashën i kam pasur.
Nazarko: Në kushtet kur ju nuk gjeni dot emëruesin e përbashkët që në komision të keni një njëri që të jetë përfaqësues i të gjithë ndjeshmërive, atëherë jo vetëm që nuk do ta arrini dot komisionin, por PS do të mbajë atë Komision Zgjedhor. Ju të gjithë në në mënyrë ose një tjetër, jeni kontributor. Unë mendoj që mesazhi i SHBA është se për shkak të asaj që po ndodh në Ukrainë, për shkak të inkadeshencës në Ballkan, përplasjes Kosovë-Serbi, ne do t’i mbyllim sytë për shkak të asaj që ndodh në Shqipëri, le të qeverisë Rama dhe ju në një mënyrë ose në një tjetër jeni duke kontribuar që të qeverisë Rama.