“Të gjorët, janë në pozicion të keq”/ Deklaratat e Ramës në Greqi ‘jehojnë’ në mediat britanike

AKTUALITET


Kryeministri i Shqipërisë ka thënë se Britania është në një “pozicion të keq,”, teksa komentonte krizën e emigracionit në Kanalin Anglez. Edi Rama tha në forumin ekonomik Delphi në Greqi se ai mendon se Britania është duke kaluar një “krizë nervore” për emigracionin.

“Janë shumë keq, të shkretët britanikë, aq sa duhet të shkojnë pas shqiptarëve që të ndihen sikur kanë ende “muskuj”. Nuk ka problem. Ne kemi respekt të madh për Britaninë dhe për atë që përfaqëson Britania dhe për historinë dhe kulturën britanike, kështu që do të durojmë derisa ta kapërcejnë këtë situatë. Ne mendonim: ‘Uau, britanikët po flasin keq për ne’. Edhe çfarë? Nuk është problemi ynë. Është problemi i tyre”, tha Rama.


Mbretëria e Bashkuar përballet me afro 140,000 çështje në sistemin e azilit, i cili, siç është pranuar nga ministrat është “i shkatërruar”.

Muajin e kaluar, Rama kritikoi mënyrën “e turpshme” se si Suella Braverman kishte veçuar së fundmi emigrantët shqiptarë, duke iu referuar si “kriminelë shqiptarë”.

Ministri i kabinetit tha gjithashtu se shqiptarët nuk duhet të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe, sepse ata vijnë nga një “vend i sigurt”, me kryeministrin Rama, i cili tha se mosmarrëveshja shënoi një “pikë shumë të ulët” në marrëdhëniet mes dy vendeve.

I pyetur në GB News nëse reformat në projektligj do të funksionojnë, Sir Bob tha: Nuk jam i bindur se do të funksionojnë. Një theks i madh i është vënë ndryshimit të ligjit dhe zgjidhjeve legjislative. Nuk mendoj se këtu qëndron çështja. Problemi i vërtetë është se sistemi nuk funksionon mjaftueshëm me efikasitet. Ne nuk po marrim një sistem ku njerëzit që hyjnë, potencialisht në mënyrë të paligjshme, dërgohen përmes gjykatës së imigracionit dhe sistemit të azilit mjaft shpejt.

Në forumin ekonomik Delphi, Rama tha se dëshiron që Britania të miratojë një sistem si ai në Gjermani, i cili do të japë viza për shqiptarët që mbërrijnë për punë të caktuara. Por duket se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka në plan të ndryshojë pozicionin e saj. /TheIndependent




Skip to toolbar