Te koka apo te këmba, ku “çalon” PD? Ilir Alimehmeti në “Real Story”: Kemi dhe ne mangësitë tona, por…

Më të fundit


TIRANË- Mbrëmjen e kësaj të marte në studion e “Real Story” në Abc News, u diskutua protesta e opozitës, e cila përveç dhunës dhe hedhjes së molotovëve nuk prodhoi asgjë tjetër.

Gazetari Martin Leka duke diskutuar në studion e “Real Story”, pyeti anëtarin e PD në Këshillin bashkiak Tiranë, Ilir Alimehmeti se ku çalon më shumë PD-ja dhe cilat janë “organet e saj më të sëmura”.

“Duke i supozuar të gjithë këto që ju thatë për mazhorancën si të vërteta, unë kam një pyetje për sa i përket opozitës, më konkretisht PD. Nëse ju i bëni një skaner politik PD, cila do ishte epikriza dhe cilat janë organet e sëmundjes, koka apo këmbët”, pyeti Leka.

Kësaj pyetjeje, Ilir Alimehmeti, i cili me profesion është mjek, iu përgjigj në këtë formë duke theksuar se Partia Demokratike ka shumë mangësi, por jo të gjitha janë për fajin e saj. “

Kur ka disa sëmundje, e para sëmundje që kurohet është sëmundja kërcënues e nëse ka, pastaj kalohet tek e dyta dhe pastaj tek më e lehta. Ne sot kemi një shtet që po vdes. Shteti po vdes. Do doja shumë që mos të na vinte nevoja që mos të kishim reagime fizike. Kemi dhe ne mangësitë tona, sepse me këto lloj gjërash që ndodhin në Shqipëri mund ta kishte rrëzuar partinë në pushtet kush e di se sa herë partinë në fuqi, dhe ko tregon një dobësi. Duhet të forcohesh, në mënyrë të atillë, për të dalë atje ku duhet.”, tha ai./ abcnews.al



Skip to toolbar