‘Të pirë në seancë’, Edi Paloka e Bujar Leskaj rrezikojnë përjashtim nga Kuvendi për 10 ditë

Më të fundit


Kuvendi i Shqipërisë pritet të marrë masa disiplinore me përjashtim 10-ditor nga punimet, për deputetët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Vetë Kuvendi njofton se kjo masë do të vijë për shkak të konsumit të pijeve alkoolike dhe të dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdorën një fjalor banal gjatë procesit të votimit.


Të dy deputetët janë paraqitur të dehur në seancë dhe ky dyshohet se ka qenë dhe shkaku i tejkalimit të normave etike. Ata më pas kanë shpërthyer në seancë me ofendime dhe fyerje të rënda.

“Kuvendi i Shqiperise bazuar ne Rregulloren e vet do te marre masa disiplinore me perjashtim 10 ditor nga punimet, per deputetet Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Per shkak te konsumit te pijeve alkoolike, dy deputetet bene veprime te pahijshme dhe perdoren nje fjalor banal gjate procesit te votimit,” njoftimi i Kuvendit.




Skip to toolbar