Të shtëna me armë në Florida, dy të vdekur dhe shtatë të plagosur

BOTA


Dy persona u vranë dhe shtatë u plagosën, përfshirë një oficer policie, gjatë të shtënave në një bar (lokal) në Doral, Florida.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, të shtënat erdhën si pasojë e një debati në të cilin një person nxori një armë dhe më pas qëlloi dhe vrau një roje sigurie që u përgjigj.


Gjashtë nga personat e qëlluar ishin kalimtarë të rastit dhe një oficer policie u qëllua në këmbë, thotë policia.

SHBA ka nivelin më të lartë të vrasjeve me armë zjarri në mesin e vendeve me të ardhura të larta me popullsi mbi 10 milionë, sipas Institutit për Metrikën dhe Vlerësimin e Shëndetit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit.




Skip to toolbar