Të shtëna me armë zjarri në Fier, polici plagos të riun pas një konflikti mes tyre

AKTUALITET


Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi raporton se një person ka mbetur i plagosur pas konfliktit me patrullën e policisë.

Mësohet se efektivi i i policisë që ka qenë në patrullë është konfliktuar me një person nga Levani. Pasi grindja ka agravuar, efektivi i policisë së patrullës, ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur të riun.


Ndërkaq, gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se polici, pasi ka nxjerrë armën e shërbimit e ka qëlluar të riun në këmbë. I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spital./abcnews.al




Skip to toolbar