Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet drejt mjetit të 24-vjeçarit

AKTUALITET


Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Tiranë.

Policia njofton se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç, në rrugën “5 Maji”.


Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se shënjestër e plumbave ka qenë i riu Nardi Abazi. Siç raporton gazetarja Bezat, i riu rezulton person pa precedent penal dhe ndaj tij është qëlluar vetëm një herë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.03.2021, në rrugën “5 Maji” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të  automjetit të shtetasit N. A. 24 vjeç. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor po vijon veprimet  për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën.




Skip to toolbar