Të shtëna në Fushë-Krujë, qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës

AKTUALITET


Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak pas mesnate në fshatin Halilaj të Fushë-Krujës.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar në fasadën e jashtme të një lokali.

Lokali është në pronësi të Mondi Vogës, i cili ka qenë shoferi i ish-prokurorit Arjan Ndoja.Ai u arrestua edhe në 2020 nga Policia Rrugore në Tiranë, pasi lëvizte me makinë të blinduar e fenelina policie.

Mondi Voga u padit edhe nga avokati Ilia Ilia se ishte një nga personat që e kishte dhunuar në Durrës.



Skip to toolbar