Të shtënat me armë në Shkodër, i plagosur një i mitur/ Reagon Policia: Ja çfarë ndodhi

AKTUALITET


Të shtëna me armë zjarri u raportuan në Shkodër, në vendin e quajtur Harku i Bërdicës.

Sipas informacioneve, i plagosur ka mbetur shtetasi Amarildo Gjergji, ndërsa autori i dyshuar është Gent Dushku.

Forcat e policisë ndodhen në zonë dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Gjithashtu raportohet se 17-vjeçari, që ka mbetur i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit.

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi Gent Dushku, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



Skip to toolbar