Të tre moshatarë… Kush janë viktimat e aksidentit tragjik në Tiranë  

AKTUALITET


3 të vdekur dhe 3 të plagosur është bilanci tragjik aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së enjtes, te mbikalimi i TEG-ut në Tiranë.

Viktimat janë 3 të rinj. Klevis Ruçaj, 20 vjeç, banues në Fier, i cili ishte në timonin e “Audit” dhe dy pasagjeret në mjet, Erisilda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroj, 23 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.


Dy vajzat gjetën vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi 20-vjeçar disa orë më vonë në Spitalin e Traumës. Nga ngjarja mbetën të plagosur 3 persona të tjerë, që udhëtonin me një makinë “Hunday”.

Kjo makinë u godit nga “Audi” i tre të rinjve, pas humbjes së kontrollit. Makina që drejtohej nga 20-vjeçari u përplas me barrierat mbrojtëse dhe ra nga mbikalimi. Paraprakisht dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e “Audit”.




Skip to toolbar