Teatri i ri Kombëtar, Veliaj: Do ndërtohet! Puna nis brenda këtij viti

AKTUALITET



Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se së shpejti pritet vendimi i Qeverisë, i cili do i hapë rrugë ndërtimit të teatrit të ri kombëtar. Gjatë një interviste për News 24, Veliaj tha se do të veprohet njëlloj si me shkollat, të cilat ndërtohen nga Bashkia e Tiranës, por administrohen më pas nga Ministria e Arsimit, ndërsa në rastin e Teatrit do të jetë Ministria e Kulturës.

“Ne do kemi shumë shpejt një vendimmarrje të Këshillit të Ministrave për të operuar për ndërtimin e teatrit. Ashtu siç Bashkia e Tiranës bën për çdo shkollë me Ministrinë e Arsimit, do bëjmë diçka të ngjashme me Ministrinë e Kulturës. Bashkia ndërton, se ka specialitet ndërtimin fizik të ambienteve, kurse Ministria ka përmbajtjen, shfaqjet teatrore,” u shpreh Veliaj.


Ai konfirmoi se ndërtimi i Teatrit do të nisë brenda pak muajsh. “Do marrë aq kohë sa zgjat procedura e garës, por brenda këtij viti patjetër,” tha kryetari i Bashkisë.