Telefonata shqetësuese për shefen e Infektivit Najada Çomo, nisin hetimet

AKTUALITET


Shefja e Infektivit, Najada Çomo ka kallëzuar në polici një rast shqetësimi, pasi prej disa ditësh merrte telefonata shqetësuese.

Çështja po trajtohet nga komisariati nr 4, i cili ka referuar materialet në prokurori për një 32-vjeçare nga Berati, e cila që prej datës 28 janar ka shqetësuar mjeken me telefonata të shumta për motive të dobëta.


Mësohet se Çomo kishte trajtuar rastin e një familjari të 32-vjeçares, ndërsa gjatë kohës që pacienti ishte në spital, mjekja informonte të renë. Vajza kishte vijuar me telefonatat ndaj Çomos, ndërkohë që e telefononte rreth 20 herë në ditë. Duke parë se vajza nga Berati nuk hiqte dorë nga telefonatat dhe vijonte të shqetësonte mjeken, kjo e fundit kishte referuar rastin në polici.

Prej kohësh Çomo drejton stafin e spitalit COVID1, ku trajtohen të sëmurët me koronavirus.

Thirrjet telefonike keqdashëse që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.




Skip to toolbar