Temperatura në minus dhe borë, ja moti për sot

AKTUALITET


Temperaturat gjatë ditës së enjte do të shënojnë ulje deri në vlerat minus, kryesisht në vendet malore, ndërsa në vendet e ulëta do të jenë në vlerat 2 gradë deri në 15 që shkojnë në mesditë. Në bregdet temperaturat për të enjten parashikohen në 4 deri në 16 gradë.

Shërbimi meteorologjik parashikon mot të kthjellët dhe vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë maleve. Në zona të thella malore, borë e dobët e izoluar. Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut e në orët e pasdites e vrullshme, kryesisht në brigjet detare. Valëzimi në bregdet, i forcës 3 deri 4.


Temperaturat parashikohen në:

zonat malore -1ºC deri në 7ºC

zonat e ulëta 2ºC deri në 15ºC

zonat bregdetare 4ºC deri në 16ºC




Skip to toolbar