Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 21 të prangosurit në kuadër të operacionit policor “Tempulli 2” të finalizuar 3 ditë më parë.
Siç raporton gazetarja e Klan News Daniela Zisi, për të gjithë të ndaluarit prokuroria kërkoi futjen në qeli, kërkesë që e pranoi gjykata.
Të arrestuarit janë: Olger Plasa, Ledion Duro, Daniel Nako, Xhuliano Kondillari, Amarildo Alush, Gentian Valeni, Sotiraq Nikolla, Dhori Janko, Urim Rusi, Jorgo Caro dhe Lodian Tahiri.
Kujtojmë se më 22 Janar, vetëm në Korçë u sekuestruan: 285 gramë kokainë; 4.8 kilogramë cannabis sativa; një sasi e vogël heroinë dhe fara cannabisi; një sasi municioni luftarak; 4 peshore elektronike; 3 armë gjahu; 1 armë sportive; 1 thikë gjuetie; 1 hark me shigjetë; dokumente të ndryshme; 31 aparate celularë; 11 automjete;162 300 euro; 800 dollarë; 275 000 lekë.