“Tempulli 3″/ Shiste drogë në plazhe, arrestohet 24-vjeçari në Velipojë

AKTUALITET


Një 24-vjeçar u arrestua nga policia pasi shiste drogë në zonën e plazhit në Velipojë.

Policia njofton se i riu ishte banues në Laçi.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike e dyshuar narkotike cannabis,e ndarë në doza gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë: 

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në plazhin e Velipojës, me qëllimin për ta shitur, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 24 vjeç, banues në fshatin Laç.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, një sasi lënde narkotike e dyshuar narkotike cannabis,e ndarë në doza gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar