Tentoi të dilte nga Shqipëria me kanabis me vete, arrestohet 42-vjeçari gjerman

AKTUALITET


Një 42-vjeçar nga Gjermani është arrestuar nga policia në pikën kufitare Tre Urat. 42-vjeçari u kap me kanabis dhe vaj kanabisi në furgon.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Tre Urat, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër, vunë në pranga shtetasin gjerman 42 vjeç.


Në dalje të vendit, në furgonin që drejtonte 42-vjeçari u gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një sasi vaji cannabisi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




Skip to toolbar