Tentoi të grabisë pikën e këmbimit valutor, arrestohet i mituri në Gjirokastër

AKTUALITET


Një 16-vjeçar u arrestua nga policia, pasi tentoi të grabisë një pikë të këmbimit valutor në Gjirokastër.

Policia u njoftua nga pronari i një pike për këmbimin e valutave, se një shtetas kishte tentuar të vidhte një shumë parash aty, duke përdorur një send në dukje armë zjarri.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar. 16-vjeçari për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Falsifikimi i monedhave” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al



Skip to toolbar