Tentoi të përdhunonte 20-vjeçaren greke, ja kush është shqiptari i arrestuar

AKTUALITET


Zbardhen detaje të reja në lidhje me arrestimin e një 28-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet se ka tentuar që të përdhunojë një 20-vjeçare në Greqi. Ngjarja ndodhi në zonën e Nicës, pas orës 01:00 të mëngjesit të së dielës.

Personi që shihni në foto, 28-vjeçari me inicialet S.K., i është afruar vajzës teksa ajo ndodhej në rrugën Mystra, me qëllimin, siç pretendonte ajo, ta përdhunonte. Viktima ka gjetur guximin dhe ka rezistuar, por sulmuesi i dyshuar nuk është ndalur me kaq dhe e ka goditur me grusht, për pasojë vajza ka përfunduar e dhunuar në spital.


Së fundmi 28-vjeçari ka dalë nga burgu pasi akuzohej për të njëjtën vepër penale. Menjëherë është njoftuar Policia, e cila ka lokalizuar 28-vjeçarin dhe e ka arrestuar për tentativë përdhunim dhe lëndim trupor, ndërsa hetimet paraprake janë ndërmarrë nga Seksioni i Sigurimit të Nicës.




Skip to toolbar