Tentuan të trafikonin mbi 13 kg kokainë drejt Italisë, Prokuroria e Durrësit dërgon për gjykim pronarin e autobusit dhe shoferin

AKTUALITET


Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim pronarin e autobusit dhe shoferin, të cilët tentuan të trafikonin nëpërmjet portit të Durrësit 13.5 kilogramë kokainë drejt Italisë. Pronari Mikel Pici dhe shoferi i autobusit Piro Rushi u arrestuan në portin e Durrësit me 30 Prill të vitit të shkuar.

Ata akuzohen për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” mbetur në tentativë. Mikel Pici, pronar i firmës “Keli Trave” ka deklaruar se nuk kishte dijeni për lëndën narkotike të gjetur në autobus. Shoferi Piro Rushi shprehet se ka rreth 30 vite që punon si shofer autobusi ndërsa në këtë firmë ka rreth 6 vite që punon.


Ai thotë se rreth orës 13:00 ka shkuar në Rrogozhinë ku gjendej autobusi. Atje është takuar me pronarin dhe ka filluar që të lajë autobusin për ta bërë gati për udhëtim, ndërsa Pici është marrë me punët e tjera në thertore. Rushi shprehet se ka shkuar bashkë me pronarin drejt Portit të Durrësit, ku më pas ky i fundit është marrë me prerjen e biletave të udhëtarëve.

Në vijim të hetimit janë marrë dhe kqyrur pamjet filmike të qytetit të Fierit, nga të cilat ka rezultuar se mjeti me targa AB237DN ka hyrë në qytetin e Fierit në datën 26.04.2023 ora 17.46 (i konstatuar tek vendi i quajtur vija e ngjalës) dhe ka shkuar në drejtim të një servisi pranë karburant “Joti” shpk në rrugën e Patosit ku ka ndërruar dy gomat e para të autobusit dhe është kthyer përsëri në drejtim të qytetit të Fierit në orën 18.50 të datës 26.04.2023 përpara DVP Fier.

Në datën 29.04.2023 ora 12.33 ky automjeti ëshët konstatuar në autostradën Fier-Lushnje, pikërisht në vendin e quajtur “pushimi i shoferit” dhe nuk rezulton të jetë kthyer pas kësaj date.

Me procesverbalin për kqyrjen dhe marrjen e provës material datë 05.05.2023 rezulton: Më datë 29.04.2023 është paraqitur për të kryer procedurate skanimit shtetasit Mikel Pici i datëlindjes 17.02.1991, drejtuesi i automjetit tip autobus me targa AB237DN në të njëjtën kohë dhe pronar i kompanisë “Keli Travel” si dhe shoferi i dytë ishte shtetasi Piro Rushi i datëlindjes 25.02.1966 ku pas skanimit, autobusi është markuar me shenjën “Red” në pjesën mbi gomat e prapme.

Gjatë kontrollit të autobusit në pjesën e prapme tek korridori midis sediljeve është konstatuar se kapakët mbi motor i kishin vidat e reja. Pasi janë hapur kapakët është konstatuar se ata kishin peshë të rëndë dhe u vu re se nga pjesa e poshtme tek kapaku i parë kishte 8 pako në formë drejtkëndëshi të mbështjella me qese plasmasi transparente ku brenda secilës prej tyre dalloheshin mbështjellëse me ngjyrët të verdhë dhe shirita të kuqe dhe të zerzë, brenda të cilave dyshohet se kishte lëndë narkotike të llojit heroinë.

Pasi u hap kapaku i dytë janë konstatuar 18 pako në formën drejtkëndëshi të mbështjella me qese plasmasi transparente ku brenda secilës prej tyre dalloheshin qese me ngjyrë të verdhë dhe me shirita te kuqe dhe të zinj brenda së cilave dyshohet se mund te ketë lëndë narkotike të llojit heroinë.

Njëra prej pakove u hap dhe u mor monstër ku u bë testi me anë të një apartati të posacëm i quajtur “Agilent’ i cili shërben për të konstatuar nëse është apo jo lëndë narkotike. Kjo lëndë u peshua dhe pas peshimit rezultoi me peshën 13.75 kilogram sëbashku me ambalazh.

Në funksion të hetimit është vendosur kryerja e ekspertimit kimik të lëndës. Nga akt nr.4664 rezulton se materialet objekt ekspertimi treguan për prani të heroinës. Pesha totale e materialeve me ambalazh ishte 13.630 gram, pesha e materialeve pa ambalazh ishte e pamundur të realizohej teknikisht.

Është kryer ekspertimi kimi i lëndës së sekuestruar shtetasit Mikel Pici. Nga akt nr.4098, rezultoi se për materialin objekt ekspertimi tregoi për prani të Kokainës.

Pesha e materialit pa ambalazh ishte 0.217 gram. Është kryer ekspertimi toksikologjik për shttasin Mikel Pici.

Nga akti ekspertimi nr.1484 rezulton se në mostrën e urinës marrë shtetasit Mikel Pici u zbulua prania e produkteve të metabolizimit të Cocainës në organizmin e njeriut.

Është kryer eskpertimi biologjik. Nga akti nr. 6216 rezulton se nga mostrat biologjike të përgatitura nga pakot e presuara dhe ambalazhuara me natriban të verdhë në qesen me numër serial unik C3000122 të marra në vendngjarje prova materiale, objekt eskpertimi u përftuan profile gjenetike të pjesshme të pavlefshme.

Nga monstrat biologjike të përgatitura nga pakot e presura dhe ambalazhuara me natriban të verdhë në qesen me numër serial unik C3000123 marrë në vendngjarje prova materiale 2, objekt ekspertimi u përftuan profile gjenetike të pjeshme të pavlefshme.

Është kryer ekspertimi daktiloskopik-vlerësues. Nga akti nr.4385, rezultoi se në qeset transparente dhe pakot e tyre objekt ekspertimi të fiksuara në cilësinë e provës materiale nuk u përftuan gjurmë papilare të vlefshme për identifikim./abcnews.al




Skip to toolbar