Tërheqja e kandidatëve të Alibeajt, Kadilli: Situatë kaotike, pazotësi politike

Më të fundit


Ish kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli tha se gjendja në të cilën ndodhet PD zyrtare është shumë kaotike. I pyetur për tërheqjen e kandidatëve në disa bashki, ai tha se kjo tregon pazotësi politike.

“Gjendja e grupit të Alibeaj-Basha është shumë kaotike dhe shprehje e pazotësisë politike të atyre që kanë marrë përsipër ta drejtojnë atë aksion politik që morën nga 18 dhjetori 2021. Nuk kuptuan asnjëherë pse janë atje dhe nuk kuptuan asnjëherë politikën.


Morën në qafë në një farë mënyre edhe mbështetësit dhe kanë pritur që nga ky grupim të prodhohet një PD moderne, antiberishiste. Këta njerëz, jo vetëm Alibeaj, të gjitha ata që kanë edhe mandat deputeti treguan se nuk e kanë merituar atë vend politik.

Nuk janë në lartësinë as të deputetit të thjeshtë sepse nuk janë në gjendje të përfaqësojnë asgjë nga politika. Është dështim i madh dhe nuk e di pse kanë akoma kokëfortësinë që të mos kuptojnë se në politikë të kenë një arsye se ekziston.

Nuk mund të jesh në politikë thjesht se ke një vulë që ta dha gjykata. Nuk ka mundësi që të kesh një vit që drejton partinë dhe më pas të diskutosh të dalim apo jo me kandidat”, tha Kadilli ë një intervistë për “Tirana Live” në Abc News.




Skip to toolbar