Tërmet i fuqishëm në Korfuz, lëkundjet ndihen dhe në Shqipëri

AKTUALITET


Një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së premtes pranë Korfuzit, teksa lëkundjet janë ndjerë dhe në Kerkyra, ishujt jonianë edhe në Sarandë, Gjirokastër, dhe Vlorë.

Sipas Qendrës Kërkimore Gjermane, për Gjeoshkencat (GFZ), tërmeti goditi të premten, më 22 mars 2024, në orën 6:20 të mëngjesit me orën lokale, në një thellësi të cekët prej 10 km.


Lëkundje të dobëta mund të jenë ndjerë në Agios Georgis që ndodhet 35 km nga epiqendra, Kontokali 47 km larg, Kanali, 51 km larg, Korfuz 53 km larg, Sarandë 64 km larg, Gjirokastër 84 km larg, dhe Vlorë 90 km larg.




Skip to toolbar