Tërmeti, 4.365 viktima në Turqi e Siri! Ndihmë nga e gjithë bota

BOTA


Bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë e Sirinë është përkeqësuar. Deri më tani raportohet për 4365 viktima në total dhe mbi 18 mijë persona të plagosur. E gjithë bota është solidarizuar me këto dy vende dhe kanë dërguar ekipe të kërkim-shpëtimit si edhe ndihma humanitare.

Turqia ka numrin më të lartë të viktimave, me 2,921 të vdekur dhe 15,834 të plagosur. Ndërkohë, në Siri raportohet për 1,444 viktima dhe mbi 3 mijë të plagosur. Pasgoditjet nuk kanë ‘lënë të qetë’ Turqinë gjatë natës, ndërsa orët e para të mëngjesit u regjistrua një pasgoditje 5.6 ballë.


Operacioni i kërkim shpëtimit ka vazhduar gjatë gjithë natës. Pavarësisht kushteve të këqija atmosferike shpresa për të shpëtuar qytetarët nga rrënojat nuk është shuar. Në Turqi mbi 7 mijë persona janë arritur të nxirren të gjallë nga rrënojat.

Mijëra ndërtesa janë shembur pas tërmetit me magnitudë 7.9 afër Gaziantep, Turqi, që goditi orët e para të së hënës.

Një tërmet shkatërrimtar dhe vdekjeprurës me magnitiutë 7.9 sipas shkallës Rihter goditi Turqinë Jugore dhe Sirinë duke lënë pas me mijëra viktima dhe mbi 9000 të plagosur. Lëkundjet e forta të tërmetit me epiqender pranë qytetit Gaziantep u regjistruan në orët e para të mëngjesit të së hënës, kur njerëzit ishin ende në gjumë. Pamjet nga rajonet e goditura ishin shokuese dhe tronditëse. Ndërkohë lëkundjet e forta u ndjenë nga miliona njerëz në Turqi, Siri, Liban, Qipro dhe Izrael.

Numri i viktimave nga tërmeti tragjik në kufirin mes Turisë dhe Sirisë mund të rritet në më shumë se 20 mijë, tha për AFP Catherine Smallwood, menaxherja e urgjencës e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën.

Turqia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa shkollat u mbyllën deri në 13 shkurt, ndërsa raportohet se 1700 ndërtesa janë dëmtuar dhe shembur nga lëkundjet e forta. I shkatërruar tërësisht rezulton aeroporti në Hatay, ndërsa është mbyllur për shkak të pasojave deri në një njoftim të dytë edhe aerporti i Adanasë, më i rëndësishmi në rajonin e goditur.

Rreth mesditës me orën lokale një tjetër tërmet i fuqishëm 7.5 sipas shkallës rihter u shënua në Turqinë Juglindore në qytetin e Kahramanmaras.




Skip to toolbar