Tërmeti 7.8 ballë në Turqi dhe Siri, ekspertët: Sa 130 bomba atomike

BOTA


Tërmeti që goditi ditën e djeshme Turqinë jugore dhe veriun e Sirisë me magnitudë 7.8 ballë ka lënë deri tani mbi 4 mijë e 300 viktima dhe mbi 18 mijë të plagosur.

Sipas ekspertëve tërmeti ka pasur një fuqi të barabartë me atë të 130 bombave atomike, kjo pesëqind herë më i fortë se tërmeti në Amatrice të Italisë, i vitit 2016, raporton Corriere della Sera.


Lëkundjet e tërmetit dje  e dëgjuan deri në Grenlandë.

Edhe eksperti shqiptar Ibrahim Milushi, inxhinier në Institutin e Gjeoshkencave thotë se fuqia e tërmetit që goditi Turqinë ishte sa 130 bomba bërthamore, ose i barabartë me shpërthimin e 6 milionë tonë tritol.

Inxhinieri tha se numri i viktimave nga tërmeti shkatërrimtarë që goditi Turqinë mëngjesin e së hënës pritet të shkojë në 10 mijë.

“Turqia ka një ndërtim tektonik shumë të ndërlikuar. Zona ku ka ndodhi tërmeti quhet zona tektonike e Anadollisë lindore, por ky tërmet ka një magnitudë shumë të lartë dhe të kësaj shkalle nuk ka pasur ka pasur në këtë rajon. Mund të them që një tërmet me magnitudë 8 ballë është i barabartë me shpërthimin e 6 mln tonë tritol”, tha inxhinieri.

Kur të përfundojë numërimi do të jetë tetë herë më shumë, paralajmëron OBSH.




Skip to toolbar