Tërmeti, hapet kantieri i parë i rindërtimit në Tiranë

AKTUALITET


Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në hapje të kantierit të parë të rindërtimit të një lagjeje të re te zona e “5 Majit” në Tiranë, ku pritet të strehohen 11 mijë banorë që kanë humbur banesat nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit të vitit të kaluar, deklaroi se sfidë e kësaj qeverie mbetet vijimi i rindërtimit me hapa edhe më të shpejtë.

“Krahu tjetër politik na thoshte si ka mundësi që jepni shtëpi falas kur dhe Italia jep mbështetje me kredi të buta? Ka disa arsye kjo qeveri s’mund t’i linte qytetarët e vetë në dyert e bankave, por vendosi të ndërtonte shtëpi për secilin prej tyre që e humbën. Dikush tjetër po nga minoranca pyeti, si ka mundësi që ato shtëpi i jepni të jenë të tyret se mund t’i shesin? Përgjigjja ishte e menjëhershme: Po shtëpitë do jenë të tyret!


599 banesa janë në proces ndërtimi në të gjithë vendin, do ketë edhe fjalë, edhe ngacmime sepse shumëkush helmin e brendshëm mund ta lidhë vetëm me 25 prillin, po kjo për ne s’ka lidhje me një proces politik por me një proces përgjegjësie, emocioni njerëzor për të mos lënë askënd vetëm.

38 shkolla do rilindin në përfundim të procesit vetëm në Tiranë. “Sami Frashëri” do jetë strukturë shembull për të gjithë vendin. Janë mbi 160 shkolla që do ndërtohen në total në 11 bashki. Janë mbi 34 miliardë lekë për procesin e rindërtimit. Sot sfida është të përshpejtojmë procesin e rindërtimit dhe financimit të gjithë programeve. Janë 7.5 mld lekë që shkojnë për shkollat, 10 mld për banesat dhe mbi 9 mld nga donancinet. 27 mijë familje marrin grantet e donacimence”,- tha ai

Pritet që kjo lagje e projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri, e cila do të ndërtohet nga themelet për 11 mijë banorë, do të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës, me një qasje të re të zhvillimit urban, ekonomik e social, me infrastrukturë moderne dhe akses të garantuar në shërbime cilësore publike e private, nga shkollat e kopshtet tek njësitë tregtare, me parqe e mjedise sportive, si edhe institucione shtetërore.




Skip to toolbar