Tërmeti në Siri e Turqi kalon edhe Fukushimën, shkon në mbi 21 mijë të vdekur

BOTA


Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë mbi 21 mijë njerëz dhe duke lënë nën rrënoja me qindra persona të tjerë. Lëkundjet fatale zgjatën rreth një minutë dhe u ndjenë deri në Qipro, Egjipt dhe Liban.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale në një thellësi prej 17.9 km pranë Gaziantep. Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.


Të paktën 120 pasgoditje janë regjistruar pas tërmetit të fuqishëm të së hënës në Turqinë jugore. Tre nga  pasgoditjet ishin me magnitudë 6.0 ose më shumë, duke përfshirë tërmetin me magnitudë 7.5 që goditi 95 kilometra në veri të epiqendrës së tërmetit kryesor.

Numri i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë ka shkuar në 21,051, sipas autoriteteve. Në Turqi, numri i viktimave është rritur në të paktën 17,674 me 72,879 të tjerë të raportuar të lënduar të enjten, tha të enjten në një deklaratë për mediat nënpresidenti Fuat Oktay.




Skip to toolbar