Tërmeti shkakton tragjedi në Indonezi, 20 të vdekur dhe 300 të plagosur nga lëkundjet e tokës  

BOTA


20 të vdekur dhe 300 të plagosur është bilanci paraprak I tërmetit me magnitudë 5.6 ballë i regjistruar në ishullin Java të Indonezisë. Lëkundjet u ndjenë edhe në kryeqytetin indonezian.

“Sipas informacioneve të para, gati 20 persona kanë vdekur, dhe 300 të tjerë janë duke marrë mjekim në spital. Shumica prej tyre kanë fraktura pasi janë bllokuar në rrënojat e ndërtesave”, tha për Metro TV Herman Suherman, kreu i administratës komunale të Cianjur, një qytet 100 kilometra larg Xhakartës.





Skip to toolbar