Tërmeti/ Shqiptarët e Kretës rrëfejnë momentet e frikshme: Ngjarja më e rëndë nga 1998

AKTUALITET


Frika përfshiu banorët e Kretës mëngjesin e të enjtes.   Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës righter goditi vendin. 

Elton Congo një shqiptar që prej 27 vitesh jeton në  Iraklio të Kretës, zonë pranë epiqendrës së tërmetit  e  përshkruan  si një prej momenteve më të frikshme që ka përjetuar.

“Ishte ora 6, po bëheshim gati për të ikur në punë.  Ishte një nga momentet më të frikshme që kam përjetuar në Kretë prej 98. Nuk kam përjetuar në jetën time një tërmet kaq të fushqishëm.  Ranë përmbys  sendet. Por nuk u thyen. Nuk patëm dëme materiale shtëpiake. Unë jam afër epiqedrës, 22 kilometar.  Nga bisedat që patëm ndodhi në det, nëse do kishte ndodhur në tokë dëmet do ishit më të mëdha.”

Jashar  Ibrahimi  jeton  prej  24 vitesh në Rrethimo.  Në momentin e lëkundjes së tokës po nisej për në punë. 

“Ishte ai momenti qe shkundet makina mire u tremba në atë moment, shihja nga pallati, thash çpo bëhet, ishte një dhjetë sekondësh  qe njeri mpihet dhe nuk di ctë besh ne ato meomente”

Fatmirësisht  tërmeti nuk shkaktoi  viktima. Dëmet ishin vetëm material.

“Nuk ka dëme materiale të vogla materiale”

“Ka shtëpi të vjetra,  muret, suvate, tjegullat, ndërtesa shekullore dëme më të mëdha.  Krisje plasaritje ka pasur kudo   Rëndësi ka që nuk  kemi dëme në njerëz.   Ka pasur lëkundje të vogla.  Kemi pasur frikë se mos është duke u rritur gjendja … edhe e kaluam edhe se kaluam”

Lëkundjet e tokës në Kretë sipas banorëve vijojnë ndonëse më të lehta ndërsa frika  tek banorët nuk është larguar. Në Kretë të Greqisë jetojnë rreth 37 mijë shqiptarë.



Skip to toolbar