Tërmeti, Xhafaj: Mund të marrim 250 mln euro kredi. Teliti: Kemi borxhe të mëdha

Më të fundit


Në studion e emisionit “Real Story” në “News 24”, të ftuarit kanë debatuar në lidhje me faktin se qeveria ka marrë ose jo shumë borxhe për të përballuar rindërtimet.

Eksperti i Ekonomisë Dorjan Teliti,  deklaroi se Shqipëria është zhytur në kredi të mëdha, për shkak të rindërtimit.


Ndërsa, zv/ministri i Transporteve Etjen Xhafaj tha se vendi ynë mund të marrë 250 mijë euro kredi, duke shtuar se kështu kanë vepruar të gjitha vendet e zhvilluara.

Dorjan Teliti: Bëjnë vetëm premtime. Qeveria nuk ka paguar para, por investitorët i kanë ndërtuar godinat, kanë bërë rindërtimet me paratë e veta dhe presin lekët nga qeverisja.

Milva Ekonomi: Ne do të ndërtojmë më mirë. E prandaj thuhet se çdo krizë sjell edhe të mira. Institucionet ndërkombëtare kanë thënë se duhet të merrni borxhe që të stabilizoni ekonominë. Kështu veproi Shqipëria.

Etjen Xhafaj: Efekti i tërmetit dhe i Covid-19 nuk ishin parashikuar nga qeveria. Do na duhen 250 milionë euro kredi, ky është parashikimi deri tani.




Skip to toolbar