“The Times” zbardh planin e ri britanik për azilkërkuesit: Shqipëria në “listën e bardhë” 

AKTUALITET


Azilkërkuesit që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar nga vende të konsideruara të sigurta nga Ministria e Brendshme do të deportohen më shpejt sipas planit të ri.

Sipas The Times, Sekretarja e Brendshme Suella Braverman, po kërkon të riaktivizojë një listë të vendeve të përcaktuara “të sigurta”, duke konsideruar kërkesat për azil të qytetarëve të këtyre vendeve të pabaza.


Kërkuesit e refuzuar nuk do të kenë të drejtë të apelojnë. Lista e bardhë përfshin edhe Shqipërinë, e cila ka parë një rritje të madhe të numrit të njerëzve që shkojnë në Britani.

Rreth 12,000 shqiptarë kanë kaluar Kanalin e La Manshit me varka të vogla gjatë këtij viti nga 43,000 emigrantë që kanë përdorur këtë rrugë kalimi të paligjshme.




Skip to toolbar