Theu rregullat anti-COVID gjatë një takimi në Maliq, gjobitet Endrit Braimllari

AKTUALITET


Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari është gjobitur nga policia me 5 milionë leke të reja gjobë, pasi akuzohet se ka organizuar një aktivitet politik në Maliq, në kundërshtim me Aktin Normativ. Po ashtu, pa ndëshkuar nuk ka shpëtuar edhe administratorja e lokalit, shtetasja me inicialet Z. B., e cila është gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, pas konstatimit në rrjetet sociale se përfaqësuesi i një subjekti politik, konkretisht Braimllari, kishte organizuar dhe zhvilluar në ambientet e një lokali në qytetin e Maliqit, një aktivitet duke krijuar grumbullime personash në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 2, ndëshkuan ish-deputetin me gjobën e majme.


Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët, pronarët dhe administratorët e lokaleve, që të respektojnë me korrektësi masat anticovid për të bërë të mundur shkëputjen e zinxhirit të infektimit nga virusi dhe fton qytetarët të denoncojnë në Komisariatin Dixhital cilindo që nuk respekton këto masa kufizuese duke u kthyer në burim rreziku për qytetarët.




Skip to toolbar